Shënon gol dhe feston me shqiponjë, shqiptari që na bëri krenar të gjithëve (VIDEO)

Fudbollisti shqiptar Emir Sahiti, që në të kaluarën ka laujtur me Rabotniçkin në futbollin maqedonas, së fundmi aktivizohet me skuadrën lroate të fudbollit Shibenik. Ai në ndeshjen që skuadra e tij e luajti si mysafire kundër ekipit nikoqir të Istra 1961, ka shënuar një gol spektakular.

Një pasim i bukur nga Rak në minutën e 44-të dhe Sahiti arin të jetë midis dy lojtarëve për ti shënuar më pas portierit me një gol mjaft të bukur.

Pas shënimit të golit, talenti shqiptarë, i cili është aktivizuar edhe me shpresat e Shqipërisë, festoi duke bërë me duar shqiponjën.Për Sahitin ky ishte goli i 7 sezonal i cili është në huazim nga skuadra e Hajdukut të Splitit.

Edhe përskaj golit të Sahitit dhe epërsisë që kishte Shibeniku gjatë pjesës së parë (0:1), në fund kjo skuadër e humbi ndeshjen nga Istra me shifrat 3:2.
Pavarësisht kësaj fitoreje, Istra 1961 akoma mbetet në pozitën e fundit në elitën e futbollit kroat, me 17 pikë, ndërsa Shibeniku me 26 pikë renditet në pozitën e 6-të.

 

Be the first to comment on "Shënon gol dhe feston me shqiponjë, shqiptari që na bëri krenar të gjithëve (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*