RAMUSH HARADINAJ I VENDOSUR: – “Ata që i fituan zgjedhjet, ta gjejnë vet formulën për Presidentin”!

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotshme zhvilloi takim me u.d Presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kandidatin për Kryeministër Albin Kurti. Pas takimit Haradinaj ju është drejtuar mediave duke theksuar se ata që i fituan zgjedhjet duhet ta gjejnë formulën për ta zgjedhur Presidentin.

Gjithnjë Sipas Haradinaj zgjedhjet e reja nuk janë opcion për shtetin dhe ato nuk i konvenojnë askujt.

“Kanë kërkuar një konstruktivitet në raportet opozitë-pozitë. I thashë Kurtit që nuk mund të përdorim mënyrat e kaluara të opozitarizmit që kemi pas sëbashku se edhe unë jam plakur pak dhe nuk dua me ato metoda të atëhershme por që do të jemi opozitë me ua rikujtu juve funksionimin e demokracisë pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë vetë metodën me kriju qeverinë, shumicën e qeverisë, 2/3 janë në përgjegjësinë e tyre, ne si AAK nuk e kemi këtë mundësi me kriju 2/3 në parlament dhe ajo që na mbetët është një rol opozitarë funksional në këtë rast, në shërbim të shtetit. Detyra jonë nuk është me përkrah vëmendjen e pushteteve me një dorë në këtë rast të zotit Kurti, populli Kosovar i ka dhënë votën, shumicën për qeveri por nuk ua ka dhënë edhe 2/3 për presidentin është përgjegjësi e tyre se si i bëjnë 2/3 e votës, ne si AAK do t’i marrim vendimet tona në institucionet tona të partisë”, theksoi më tej Haradinaj.

I pyetur se a janë të gatshëm për zgjedhje të reja, ai tha se “Ata që na fri kësojnë  me zgjedhje nuk i shkon për shtati askujt por si Aleancë jemi të gatshëm me shku në zgjedhje jo tash por në çdo moment”.

Be the first to comment on "RAMUSH HARADINAJ I VENDOSUR: – “Ata që i fituan zgjedhjet, ta gjejnë vet formulën për Presidentin”!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*