Rama publikon VIDEO nga Thumana: “Për 4 muaj do ta shëndërrojmë në një qytezë të re…”

created by Polish

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga Thumana e cila ishte më e g odi tur nga t ēr meti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Në video shihen pamje ku po punohet pa ndërprerë për ndërtimin e shtëpive të reja.

Në një postim në Facebook, Rama bën me dije se brenda 4 muajve, Thumana do të shndërrohet në një qytezë të re, duke pasur në brendësi, apartamente, shtëpi private, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive etj.

Me pamjet e bukura me dron, shihet qyteza me ndërtesat e ndërtuara me një planimetri për t’u admiruar, pamje që në dukje të parë nuk të japin aspak përshtypjen se zona ndodhet në Thumanë.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër ko muni tare në shërbim të banorëve.

Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore e një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët.

Be the first to comment on "Rama publikon VIDEO nga Thumana: “Për 4 muaj do ta shëndërrojmë në një qytezë të re…”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*