Presidenti Meta ka ditëlindjen, Monika publikon foto duke e puthur: “Të dua Ilir si një ádoleshente”

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot ka ditëlindjen dhe i njejti mbush 52 vite. Kryetarja e LSI dhe njëherësh bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka bërë një urim special për bashkëshortin në facebook, duke lënë të kuptohet se dashuria e saj për Ilirin është e madhe dhe vjen duke u shtuar me kalimin e viteve.

“Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur.

Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që përherë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora, Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë. Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir.

Të dua Ilir Meta si një ádoleshte e dashuruar përjetësisht”, ka theksuar Kryemadhi në postimin e saj në rrjetet sociale.

Be the first to comment on "Presidenti Meta ka ditëlindjen, Monika publikon foto duke e puthur: “Të dua Ilir si një ádoleshente”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*