Nedim Bajrami ftohet në Kombëtaren Shqiptare! – Ja risitë e reja në listën Kuq e Zi…

Në kuadër të kupës së botës 2022 që do të mbahet në Katar, trajneri i Shqipërisë Edy Reja ka publikuar emrat e 28 fudbollistëve që pritet ti përgjigjen ftesës së tij për 3 ndeshjet eliminatorë që kombëtarja kuq e zi do ti zhvillojë gjatë kësaj periudhe.

I ftuar në reprezentacion është i ftuar edhe Nedim Bajrami, i cili ka luajtur për Zvicrën 21. Bajrami në fund ka zgjedhur ngjyrat kuqezi, transmeton  albinfo.ch.

Poashtu është ftuar edhe Florian Kamberi, i cili pritet të debutojë, pasi ishte ftuar, por për shkaqe të ndryshme nuk kishte mundur të grumbullohej më parë.

“Ka disa emra të rinj, për shembull Nedim Bajrami, i cili po shkëlqen mjaft mirë te Empoli dhe për herë të parë i bashkohet grupit. Me të i kemi nisur bisedimet prej një viti dhe shpresoj të jetë një vlerë e shtuar për Shqipërinë. Kemi ftuar gjithashtu edhe Mario Mitajn, i cili po spikat te AEK-u në kampionatin grek dhe e kemi marrë të ambientohet, pasi është ende shumë i ri dhe e shohim si pjesë të rëndësishme për kombëtaren. Në vazhdim kemi Çokajn, Kallakun, të gjithë lojtarë të ekipit Kombëtar U-21 dhe gjithashtu Kamberi, të cilin nuk e kemi patur në dispozicion më parë për arsye të ndryshme, por mendoj se ka ardhur koha e duhur që më në fund mund ta shohim në skuadër me ne”, u shpreh Edy Reja.

Bekim Balaj dhe Armando Sadiku janë dy nga emrat e mëdhenj të kuqezinjve, të lënë jashtë këtij grumbullimi, por është rikthyer pas disa kohësh Arlind Ajeti, ndërsa Reja shpjegon edhe arsyet e zgjedhjeve të tij.

“Ajeti po bën mjaft mirë në klubin e tij në Itali, ku po luan titullar dhe është në formë optimale, ndaj e kemi thirrur për të të zëvendësuar Dermakun, që ka qenë i dë mtuar prej muajsh. Më vjen keq që nuk kam thirrur lojtarë si Bekim Balaj, që kanë dhënë shumë për skuadrën, por më është dashur të krijoj hapësira për më të rinjtë, që po luajnë rregullisht. Kemi grumbulluar vetëm 28 lojtarë, lista jonë prioritare është me 38-40 futbollistë, që i kemi vazhdimisht në listë”, tha traneri kuq e zi.

Rrugëtimi i kuqezinjve në këto eliminatore do të nisë nga Barcelona, një qytet shumë afër gjeografikisht me Andorrën, aty ku kuqezinjtë do të bëjnë edhe performancën e parë zyrtare më 25 mars, teksa vetëm tre ditë më vonë do të përballen me Anglinë në “Air Albania” e më pas do të luajnë sërish në transfertë, këtë herë ndaj San Marinos në 31 mars.

Be the first to comment on "Nedim Bajrami ftohet në Kombëtaren Shqiptare! – Ja risitë e reja në listën Kuq e Zi…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*