Ndeshja e fudbollit Shqipëri – Angli do të luhet në Tiranë, mësoni detajet…

Në kuadër të ndeshjeve eliminatore për botërorin 2022, që do të mbahet në Katar, kombëtarja jonë Shqiptare do të përballet me përfaqësuesen Angleze edhe përkundër faktit se ndeshja përflitej so do të luhej në teren neutral për shkak të situatës me C o v i d -1 9, megjithatë përfaqësuesja e Anglisë do të zbresë në Tiranë.

Kombëtarja angleze do të arrijë në Tiranë për të për ndeshjen e datës 28 mars.

“Panorama Sport” ka zbuluar se për këtë, në zbatim të protokolleve dhe rregullores së UEFA-s, FSHF ka ndërmjetësuar me qeverinë shqiptare, që delegacioni i kombëtares Angleze të mos ketë asnjë problem për udhëtimin drejt Tiranës.

UEFA u kërkon shteteve europiane dritë jeshile dhe korridore kalimi të skuadrave në shtete të ndryshme, pa bërë ka ranti në në vendet ku udhëtojnë për të luajtur dhe për këtë, nuk lejon ekipet që të bëjnë teste COVID-i disa herë deri ditën e ndeshjes.

Kujtojmë, Shqipëria dhe Anglia janë pjesë e grupit “I” eliminatorë, aty ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino.

Be the first to comment on "Ndeshja e fudbollit Shqipëri – Angli do të luhet në Tiranë, mësoni detajet…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*