**FANTASTIKE** Parlamenti Europian mbështet Liberalizimin e Vizave për Kosovën!

created by Polish

Pjesa më e madhe e deputetëve të Parlamentit Europian kanë mbeshtetur Liberalizmin e Vizave për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka theksuar se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica e deputetëve mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.

Eurodeputetja Von Cramon, sot në debatin për raportin e progresit për Kosovën në Parlamentin Evropian ka kërkuar edhe njëherë që Këshilli i BE-së të veprojë dhe të liberalizojë vizat që ka premtuar për Kosovën.

Be the first to comment on "**FANTASTIKE** Parlamenti Europian mbështet Liberalizimin e Vizave për Kosovën!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*