**FANTASTIKE** – Ish sulmuesi i Atalantës i thotë “PO” KOSOVËS para ITALISË..!

Ditëve në vijim edhe një lojtar fantastik do ti shtohet kombëtares së Kosovës.

Burime të Indeksonline kanë bërë me dije që Rilind Nivokazi ka pranuar ftesën ta përfaqësojë reprezentacionin e Kosovës.

Këtë muaj 21-vjeçari do të ftohet me grupmoshat U21 për ndeshjen miqësore me Katarin.

Nivokazi luan në pozitën e qendër-sulmuesit dhe është i lindyr në Perugja. Djaloshi me prejardhje nga Gjakova ka luajtur më herët për Kombëtaren e Italisë në grupmoshat U17 dhe U19.

Edicionin e kaluar Nivokazi luajti për Atalantan (primavera), ndërsa këtë muaj është transferuar te Foggia.

Be the first to comment on "**FANTASTIKE** – Ish sulmuesi i Atalantës i thotë “PO” KOSOVËS para ITALISË..!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*