**EMOCIONUESE** “Majk” merr surprizën më të bukur në emision…

Këtë të diel në emisionin “E Diella Vlenë” në ATV ka qenë i ftuar reperi “Majk” dhe i njejti është surprizuar nga djali i tij Roan live në emision.

Majk është pyetur për lidhjen me djalin e tij dhe ai ka thënë se përkushohet tejet shumë ndaj Roanit.

“Është ndjenjë e veçantë lidhja babë e birë, e se di është hala fillimi edhe mundona me qenë shumë i përkushtuar ndaj tij. Mundona me ja plotësu çdo dëshirë, po nganjëherë them mos po bëjë gabim, marrë këshilla edhe prej babës tem, po Roani është shumë i dashtun. Fëmij i urtë”, është shprehur ai, transmeton Express Rozë.

I pyetur nëse Roani ka talent për muzikë, ai ka thënë se në fillim ka dëgjuar muzikë por tani nuk e pëlqen. Tutje, Majk ka shtuar se nuk dëshiron t’ia imponojë muzikën apo gjërat e tjera djalit të tij.

“Në fillim kur shkojsha me marrë në çerdhe, dëgjonte muzikë në makinë bashkë me mua. Kështu që e ndjen muzikën, e përcjellë ritmin me kokë. Po kohëve të fundit më thotë ndale muzikën se s’po du me dëgju”, është shprehur ai, e pikërisht në këto momente në studio ka hyrë Roani.

Me ç’rast Majk është surprizuar mjaftë shumë.

 

Be the first to comment on "**EMOCIONUESE** “Majk” merr surprizën më të bukur në emision…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*