**EKSKLUZIVE** – DAUT HARADINAJ jep dorëheqje nga mandati i deputetit. Befason me deklaratën…

Daut Haradinaj par pak çastesh ka lajmëruar se hek dorë nga mandati i deputetit në Kuvendin e Kosovës. Ai ishte kandidati i dytë më i votuar nga rradhët e partisë së tij AAK me rreth 13.000 vota në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Ja postimi i Daut Haradinaj në facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së! Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend. Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit. Kolegëve të mi ju dëshiroj suksese në këtë legjislaturë.Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë. Fituesit të këtyre zgjedhjeve ju uroj suksese.

Be the first to comment on "**EKSKLUZIVE** – DAUT HARADINAJ jep dorëheqje nga mandati i deputetit. Befason me deklaratën…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*