Dorëzohet Zvicra: “U munduam ta bindnim por zemra e tij reh Kuz e Zi” – Nedim Bajrami i thotë “PO” Shqipërisë!

Vetem disa ditë na ndajnë nga fillimi i kampionatit të grupmoshave U21, dhe ylli shqiptar i skuadres italiane Empoli Nedim Bajrami ka refuzuar kombëtaren Zvicërane për ta zgjedhur atë Shqiptare.

Futbollisti i talentuar shqiptarë me origjinë nga Tetova i ka thënë “JO” zvicrës për Kombëtaren e Shqipërisë, e një gjë të tillë tanimë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i shpresave të Zvicrës, Mauro Lustrinelli.

“Ne provuam ta bindnim Bajramin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, ai na e preu dhe na tha se zemra e tij rreh për Shqipërinë. Kështu, për ne në kombëtare identifikimi është një nga vlerat kryesore, ndaj nuk kishim opcion tjetër veçse ta linim të largohej aty ku dëshiron” – ka thënë Lustrineli për “Blick”.

Bajrami në këtë sezon me Empolin është paraqitur në 25 ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe tre gola duke e dërguar ekipin për të kryesuar renditjen ne Serie B, duke qenë kështu një ndër ekipet kryesore pretendente që vitin e ardhshëm të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin italian.

Ndryshe  22-vjeçari Bajrami, përpos pasaportës zvicerane, ka në zotërim edhe atë maqedoniase, duke pasur parasysh se ka lindur në Tetovë.

Bajramk para transferimit në Itali te Empoli, ishte aktivizuar në Kampionatin e Zvicrës, te ekipi i Grasshoppers.

 

Be the first to comment on "Dorëzohet Zvicra: “U munduam ta bindnim por zemra e tij reh Kuz e Zi” – Nedim Bajrami i thotë “PO” Shqipërisë!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*