Deputetja e PDK-së i drejtohet Albin Kurtit: “Albin, kur do raportosh në kuvend për takimin me Vuçiqin?”

created by Polish

Njëra nga deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës nga rradhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar nga Kryeministri Kurti që të raportoj në Kuvend për takimet e tij në Bruksel e sidomos për takimin me Vuçiqin.

Musliu-Shoshi e ka pyetur publikisht se a do të raportojë në Kuvend, dhe nëse po kur do të ndodhë kjo.

“Disa ditë në Bruksel, disa takime atje, por kryeministri ende në heshtje. Pyetja ime për kryeministrin është se a do të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin dhe kur do të ndodhë kjo?

Është obligim shtetërore dhe moral ndaj qytetarëve qe kryeministri të tregojë në detaje për takimet në Bruksel, e jo që gjithçka të tentojë të përmbyllë me një status të vetëm në Facebook” shkruan Musliu-Shoshi në Facebook.

Be the first to comment on "Deputetja e PDK-së i drejtohet Albin Kurtit: “Albin, kur do raportosh në kuvend për takimin me Vuçiqin?”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*