Deklaron Nedim Bajrami: “Shqipërinë e zgjodha me zemër”

Gjatë vitit 2016 kur Nedim Bajrami ishte vetëm 17 vjeç ai aktivizoheshte për të rinjtë e Grassophersit dhe për reprezentacionin e Zvicrës, aso kohe Shqipëria luajti në Europianin e Francës.

Nedim Bajrami është i lindur në Tetovë, mes ngjyrave kuqezi të Shkëndijës, ai Europian ishte si një thirrje zemre për Nedimin, duke mos e ditur se pesë vjet më pas interesimi i Shqipërisë dhe ëndra e tij do të shtynin drejt ngjyrave të vërteta kuqezi.

I shumë përfolur në Zvicër për zgjedhjen e tij, por me shumë gjasa një beniamin i ri i tifozëve kuqezi, në intervistën e tij të parë shqiptare dhënë për “Sport News”, Bajrami e pranon se vendimi i tijë ishte një zgjedhje zemre.

E vendosa të luaj për Shqipërinë, pasi dëgjova zemrën. Fola edhe me Rejën dhe mendova se është vendimi i duhur që të luaj për Shqipërinë”, – theksoi Bajrami.

Dëshira për tu aktivizuar është e madhe qoftë dhe ndaj Andorrës, por zgjedhja i takon Rejës dhe Bajramit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përgjigjet në a pel nëse trajneri do t’ia kërkojë.

Këtë e vendos Reja, por nëse më aktivizon, unë do të jem shumë i lumtur të jap kontributin tim”, –  deklaroi Bajrami, përcjell infosport.mk

Be the first to comment on "Deklaron Nedim Bajrami: “Shqipërinë e zgjodha me zemër”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*