**Besojeni ose Jo** Kinës i Duhen vetëm 28 orë për ta Ndërtuar një Banesë 10 Katëshe ! – (VIDEO)

created by Polish

Në një video e përshpejtuar  e cila është bërë virale në rrjetet sociale shihet se si në Kinë një banesë 10 katëshë është ndërtuar për vetëm 28 orë.

Dhomat dhe përbërësit e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë dhe secila pjesë u transportua në impjant me kamionë. Kur të gjitha pjesët ishin në vend, ato u montuan nga inxhinierët duke përdorur vetëm vida e bullonë.

Kompania kineze ‘Broad Group’ njihet për ndërtimin e strukturave të tilla dhe e ka bërë ngritjen rekord edhe në të kaluarën.

Kjo ndërmarje ndërtimi njihet për ndërtimin e spitaleve, hoteleve e ndërtesave rezidenciale në stil të ngjashëm.

“Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 minuta. Apartamentet ishin të gatshme me ujë të rrjedhshëm e energji elektrike,” tha zëdhënësi i kompanisë.

Be the first to comment on "**Besojeni ose Jo** Kinës i Duhen vetëm 28 orë për ta Ndërtuar një Banesë 10 Katëshe ! – (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*