Befason Baton Haxhiu: “Vetëm ky deputet i PDK-së mund ta fitojë Albin Kurtin..”

created by Polish

Analisti politik, Baton Haxhiu ditë më parë ishte i ftuar në emision debativ ku foli për zgjedhjet e brendshme në PDK. Ai tregoi se ka vetëm një kandidat i cili mundet ta fitojë Albin Kurtin në zgjedhje.

Në një b etejë në mes të Vlora Çitakut, Enver Hoxhajt dhe Memli Krasniqit, sipas Haxhiut, ky i fundit do të ishte kryetari ideal.Por, sipas tij, Memli zgjidhet vetëm nëse PDK-ja do të donte një lider të ardhshëm të cilin nuk do ta dënonte për humbjet e dy palë zgjedhjeve të fundit.

Haxhiu theksoi se vetëm Krasniqi meriton të jetë kryetar i PDK-së, e madje tha se vetëm ky mund të fitojë kundër kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut dhe atij të VV’së, Albin Kurtit.“Nëse PDK-ja e do një lider të ardhshëm, por nuk e d ënon për shkak të humbjeve, i vetmi që e meriton është Memli Krasniqi. Të tjerët nuk e meritojnë.

Nëse PDK’ja ndërton parime dhe ndërton ekipin për të ardhmen, atëherë duhet ta f li jojë Enver Hoxhajn”, është shprehur Haxhiu.“Por, si lider, i cili mund ta fitojë b etejën me secilin, edhe me Lumirin edhe me Albinin është Memli Krasniqi. Ka ashpërsi, ka diskurs, është trim dhe është pak mysliman dorën në zemër”, vazhdoi Haxhiu.

PDK ka deklaruar se zgjedhjet e brendshme do t’i mbajë pas zgjedhjeve të nivelit lokal në Kosovë. Deri tash, zyrtarisht ende askush nuk është paraqitur si kandidat për kryetar.

Be the first to comment on "Befason Baton Haxhiu: “Vetëm ky deputet i PDK-së mund ta fitojë Albin Kurtin..”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*