ALBIN KURTI vjen me lajmin e Madh! – Ja Detajet….

created by Polish

Gjatë ditës së sotshme në selinë e Lëvizjes VETVENDOSJE në Prishtinë, kryetari i saj Albin Kurti ka prezantuar anëtarin më të ri të lëvizjes. 

Bëhet fjalë për Ali Dula nga qyteti i Rahivecit i cili nga sot do të ushtrojë aktivitetin e tij politik dhe kapacitetin e tij profesional në Lëvizjen Vetvendosje.

Në vazhdim ua sjellim deklaratën e Albin Kurtit për biografine mjaft të pasur të Ali Dula. Ja shkrimi i plotë:

Ali Dula, nga Rahoveci, përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, e njëkohësisht edhe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ai ka mbrojtur me sukses temën e studimeve të masterit “Menaxhimi medial gjatë fushatave zgjedhore” në programin e komunikimit të madh dhe gazetarisë në Tiranë dhe Prishtinë. Në këtë pranverë, Aliu do ta mbrojë disertacionin në sferën e komunikimit politik, në universitetin publik “Marmara University” në Turqi. Nga viti 2006 është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën e Mesme “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec. Aliu është marrë dhe mirret edhe me botime letrare, të cilat i boton kohë pas kohe në revistat periodike si “Labirinti” dhe “Jehonë Anadrinie”. Ndërsa në vitin 2009, ai botoi përmbledhjen poetike “Pëshpëritjet lirike”. Ai është edhe bashkë organizator i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, i cili mbahet çdo vit në qytetin e Rahovecit që nga 2015 e ku marrin pjesë  poetët eminentë nga vendet e ndryshme të botës. Që nga sot, Profesor Ali Dula është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe me begraundin, dijen dhe vullnetin e tij do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale, intelektuale e organizative në angazhimin tonë të përbashkët politik.

Be the first to comment on "ALBIN KURTI vjen me lajmin e Madh! – Ja Detajet…."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*